in

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë teste rapid për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, për ta pranuar donacionin e 15 mijë testeve rapid.

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, nga koronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.

Lini një Përgjigje

Nesër takimi me Stoltenbergun-NATO nuk i referohet Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës

KOSTT do t’u paguajë serbëve të veriut energjinë elektrike për 6 muajt e ardhshëm