in

KOSTT do t’u paguajë serbëve të veriut energjinë elektrike për 6 muajt e ardhshëm

Me 6 vota për dhe 3 kundër, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar që në 6 muajt e ardhshëm, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ky ka qenë propozimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Propozimi i saj, i cili është përbërë nga 5 pika, e ka liruar Qeverinë e Kosovës nga përgjegjësia për pagesën e 11 milionë eurove të kërkuara nga KOSTT. Sipas saj për shkak se KOSTT ka mundësi financiare të mbulojë këtë shumë deri në një zgjidhje afatgjate.

Por Qeveria e Kosovës është e obliguar që brenda 6 muajve të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit konsumatorët e në katër komunat e veriut të Kosovës.

Sipas saj derisa KOSTT bën kontraktimin e energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës merret me mbikëqyrjen e licencimit e kompanisë që bëhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

“KOSTT është e vetmja ndërmarrje që pronare e ka Kuvendin e Kosovës. Neve na takon që të vijmë te një zgjedhje. KOSTT të tregojë në baza mujore mbi devijimet e rrymës. Nëse ne e autorizojmë KOSTT-in që në një periudhë 6 mujore të marrë përgjegjësi të devijimit të rrymës, KOSTT prej tash mund të fillojë kontraktimin e rrymës në vlerë monetare me çmim shumë më të ulët se sa në rast se fillon Qeveria në baza mujore të bëjë kompensimin”, ka deklaruar Mimoza Kusari – Lila në Komision.

Ky propozim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Lini një Përgjigje

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë teste rapid për COVID-19

Shala: Pushteti i LVV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri