in ,

Ministria e Kulturës anuloi projektin turk për Hamamin e Prishtinës

 Anulimi u bë pas reagimit të arkeologëve, historianëve, ekspertëve  dhe intelektualëve shqiptarë, që thanë se të ndërtosh përkujtimore pushuesish gjakatar mbi rrënojat e vendbanimit ilir, është krim.

 

Me vendim të veçantë Ministria e Kulturës, anuloi projektin turk për hamamin e Prishtinës. Vendim u mor nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave. Sipas fotografive të publikuara nga Komuna, monumenti do të shndërrohej në “Muzeu i Hamamit të Pushtuesit”.

Komisioni i Ministrisë së Kulturës e ka aprovuar si të bazuar ankesës e parashtruar nga Inspektorati i trashëgimisë kulturore, kështu solli vendimin se “Anulohet Vendimi nr. 22/2020, i datës 23.06.2021 i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për aprovimin e projektit kryesor për konservimin/restaurimin e asetit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje – Hamami i Madh i Prishtinës”, shkruhet në pikën e dytë të vendimit. Për këtë projekt MKRS-ja kishte pranuar edhe një ankesë tjetër të bërë nga disa profesorë të Universitetit të Prishtinës. Vendimi ka hyrë në fuqi të hënën, kur edhe është nënshkruar nga anëtarët e Komisionit dhe është protokolluar. Komisioni konstatoi një varg shkeljesh administrative dhe profesionale në vendimin e IKMM-së dhe projektin për restaurim dhe konservim të Hamamit të Madh.

 Nga projekti i TIKA-s, vërehet se nuk janë respektuar obligimet e përcaktuara në udhëzues dhe këto mangësi do të përshkruhen ashtu siç janë gjetur në projektin e dorëzuar dhe atë të përmbledhur.

“Nga raporti i dorëzuar nga kompania projektuese, për pjesën e cila ka të bëjë me hulumtimin historik të ndërtesës, vërehet se projektuesi nuk është bazuar në dokumentacionin/raportet e institucioneve kompetente për Trashëgimi Kulturore në Kosovë. Në shkresat e lëndës askund nuk janë ofruar dëshmi në lidhje me gjendjen burimore të ndërtesës së Hamamit të Madh”, shkruhet në vendim.

Komuna e Prishtinës dhe TIKA kishin nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit që llogaritej të kushtojë 1 milion euro. Komuna do të jepte 500 mijë euro. Monumenti pesëshekullor do të bëhej Muze i Hamamit të një prej sulltanëve më famëkëqij osmanë,  Mehmet Fatihun, pushtuesin e Kostandinopojës dhe pushtuesin e viseve të Gadishullit ilirik

Lini një Përgjigje

Doli nga shtypi romani "Zogjtë e qyqes ", i autorit Gani Mehmetaj fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021

G7 e sheh grumbullimin e trupave ruse si një kërcënim