in

Doli nga shtypi romani "Zogjtë e qyqes ", i autorit Gani Mehmetaj fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021

Kohë më parë Doli nga shtypi romani “Zogjtë e qyqes “, i autorit Gani Mehmetaj fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021. Librin mund ta gjeni në libraritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Botoi UETPRESS.

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike. Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Gazetar, publicist, shkrimtar, dramaturg dhe kineast, Gani Mehmetaj, (1955), është autor i mirënjohur i një numri veprash të spikatura.

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, duke shenjuar një produkt të lavdërueshëm në shkrimtarinë shqip.

Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, kishte në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj veçoi në mbyllje të kësaj gare: “Mund të them se me edicionin e tij të gjashtë, Çmimi “Kadare” vijoi përmbushjen e qëllimeve dhe synimeve të veta: të nxisë të shkruarit letrar në shqip, të zbulojë, identifikojë dhe promovojë cilësinë e të shkruarit në prozë. Autorë të rinj mjaft të talentuar, emra pak të njohur apo të panjohur ende por me potenciale krijuese, autorë të afirmuar që kanë tashmë një numër veprash të botuara, vendosur në Shqipëri, në Kosovë dhe në vende të ndyshme të botës, banorë në atdheun e gjuhës shqipe – kjo ishte galeria e autorëve. Subjektet nga aktualiteti, e shkuara apo edhe futuriteti aty-këtu, si dhe stilet e larmishme, paraqitën një mozaik të letërsisë klasike e neoklasike dhe asaj eksperimentale – të gjitha këto nën një emërues të përbashkët, që është kultura e mirë e të shkruarit.

Lini një Përgjigje

Vendimi që i dëmton më së shumti gastronomet

Ministria e Kulturës anuloi projektin turk për Hamamin e Prishtinës