in

Mini Shëngeni, projekt i Kominternes, i huazuar me Ballkaninë e Adem Demaçit

Dikur bartës i kësaj ideje ishte Kominterni dhe Dimitrovi. 

Projekti i Adem Demaçit: Të jetojmë në një shtet me Serbinë pa ndryshuar kufijtë dhe urrejtja ndaj Ibrahim Rugovës .

Në një intervistë të Adem Demaçit kohë më parë, përveç që ka treguar se nuk kishte ambicie për pushtet ka folur edhe për presidentin Ibrahim Rugovën.Ai tregon pse nuk ka bashkëpunuar me Ibrahim Rugovën në një grup punues.Megjithatë, Demaçi përmend edhe Mahmut Bakallin dhe Fehmi Aganin.Sipas Demaçit, në atë grup punues, kishte një garniturë të njerëzve që ishin dikur në Lidhjen Komuniste.Demaçi përmend edhe projektin e tij për mos ndryshimin e kufijve që të jetojnë të gjithë së bashku, shqiptarët e Kosovës, Malazezët dhe Serbia që mos të ndryshohen kufijtë.Kjo është intervista e Demaçit:Demaçi: Nuk kam ambicie për pushtet, dhe sidomos nuk kam ambicie të jem kryetar i tillë ( i Kosovës së Pavarur). 

Por, unë kisha pranuar të jem President i një konfederate të BALLKANISË. Kjo është edhe ideja ime. Unë i pari e kam paraqitur idenë për konfederatë dhe do të mundohem ta realizojë në jetë. Para një muaji në Selanik, një grek me shaka më tha se nuk është ide e keqe që kryeqytet i Konfederatës Ballkania të jetë Selaniku. 

I thashë se nuk është ide e keqe, ngase edhe Selaniku është qytet i bukur. Megjithatë, nuk ka asnjë nevojë që të mendojmë ndonjë kryeqytet më të mirë sesa Beogradin. Pse mos të jetë Beogradi?Deri kur?

Demaçi: Mendoj se ata pas një apo dy vitesh do të lodhën, do të lodhet edhe regjimi serb. Nuk mund ta di se si do jetë situata kur të lodhet ai regjim, por jam i sigurt do vij një situatë që duhet të bisedohet. Por, për mua minimumi është që ne të kthehemi në autonominë e vitit 1974, dhe nga këtu të jetë baza për bisedime rreth cilës konfederatë?

Demaçi: Po në mes të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Mendoi se çfarëdo zgjidhje tjetër do të jetë vetëm humbje kohe dhe derdhje e panevojshme gjaku. Shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë këtë kompromise të madh, që të vazhdojmë bashkëjetesën me serbët dhe malazezët. Por jo më vetëm nën Serbi, as nën Mal të Zi, por së bashku me serbët dhe malazezët si të tre të barabartë.Ballkanija?

Demaçi: Kjo është zgjidhja e përhershme. Si e para, të na bashkohet Maqedonia, pastaj Bosnja e Hercegovina, e më vonë edhe Kroacia, edhe pse ata thonë se jemi evropian e nuk duam në Ballkan. Por, ata kanë më shumë interesa të na bashkohen në këtë konfederatë sesa të mbesin jashta saj. Nëse e gjitha kjo ka sukses, do të hapej rruga për një Konfederatë të madhe ballkanike. Besoj, kur të pajtohen Turqia dhe Greqia. ?!A është ky emërim me fat ?

Demaçi: Mendoj se asgjë nuk i mungon. Të gjithë jemi ballkanas, askush nuk mundet të thotë se nuk jemi ballkanas, dhe kjo është një e arritur. Tuxhmani sigurisht se nuk do, por Tuxhmani shpejt do të iki, ai e ka luajtur rolin e tij. Kroatët kanë kroatizuar, besa edhe janë mbikroatizuar, janë rrasë me këngë dhe kanë pa tash se pavarësia nuk po i rregulljka të gjitha dhe se mbetët nevoja e madhe edhe për të tjerët. SHQIPTARËT kanë fuqi punëtore, të tjerët kanë mendjen, të tretët kanë kapitalin dhe nga këto jetohet?!Për çka angazhohet partia e juaj parlamentare dhe ju personalisht?

Demaçi: Ne angazhohemi që të jemi dorë e shtrirë për popullin serb dhe të zgjidhim problemet me rrugë paqësore. Ndoshta e gjitha kjo nuk do varët nga unë dhe partia ime, nuk varet as nga populli serb ngase edhe ai është i manipuluar dhe e ka pranuar një politikë që qon në gjakderdhje. Ju e dini se partia ime angazhohet për diçka tjetër, unë e kam shkruar planin apo konceptin “BALLKANIJA”, e me sa unë jam i informuar, UÇK-ja ende i mbahet mendimit për Republikë të pavarur dhe çlirim, dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin tim dhe të partisë time rreth projektit tim. Projekti im gjithashtu nuk shkon larg nga Kosova e lirë, ama projekti im mbetët që ta ndërtojmë një shtet: Shqiptarët e Kosovës, Malazezët dhe Serbia dhe mos ti ndryshojmë kufijtë e tashëm dhe të gjejmë zgjedhje që askush mos të mbetët pakicë apo minoritet, të jemi të barabartë dhe ta largojmë hegjemonizmin serb një herë e përgjithmonë.Rugova kërceu pak deri në SHBA. Të tjerët nga G 15 të duken të mirë. Ju nuk keni pranuar bashkëpunimin me G 15 ?

Demaçi: Po sipas fjalëve, G15 mbetët i përkushtuar për çështjen shqiptare, ata kërkojnë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Arsyeja e ime e vetme pse unë nuk kam pranuar angazhimin në atë grup, është vetëm Rugova. E për përbërjen mundemi të diskutojmë, megjithatë shtrohet pyetja, se a duhet të jenë aty edhe Mahmut Bakalli e Fehmi Agani? Aty është një garniturë e njerëzve që ishin dikur në Lidhjen Komuniste dhe shtrohet pyetja a ju takon atyre vendi aty? Por, unë megjithatë mendoi se përpos Rugovës, me të tjerët mundem të punoj, ngase ata disi kanë disa njohuri politike dhe qëndrime të duhura, ama Rugova nuk posedon asgjë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rusia e poshtëron veten në Olimpiadë

Derrat e Serbisë e kumbullat e rakisë