Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më në fund, pas një vonese 24-orëshe, komentoi deklaratën e Presidentit Vuçiq, i cili dje foli për një konflikt të mundshëm me Kosovën.
Meta shtoi se të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, qoftë në Serbi apo vendet e tjera.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, tha Meta.