in

Mërgimtarët kosovarë kthehen masivisht në Zvicër

 

 

Shumë shqiptarë nga Zvicra e kaluan sezonin festiv në vendlindjen e tyre në Kosovë. Tani ata po kthehen, dhjetëra fluturime nga Prishtina realizohen çdo ditë. Bëhet thirrje për masa.

Pushimet kanë shkaktuar probleme te autoritetet zvicerane për javë të tëra. Ekziston një frikë e madhe se shumë njerëz janë infektuar në festat familjare. “Bilanci i dëmit” në formën e numrave të koronavirusit do të zbulohet në ditët në vijim, shkruan mediumi zviceran, “Nau“,

Një gjë është e sigurt: në Zvicër, rregullat gjatë ditëve të pushimit ishin të rrepta. Vetëm një maksimum prej dhjetë personash lejohen të takohen, restorantet janë të mbyllura dhe takimet në hapësirat publike janë rreptësisht të kufizuara.

Shumë qytetarë të Zvicrës nuk e vunë re këtë, sepse kishin udhëtuar në vendin e tyre për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në veçanti diaspora e madhe kosovare ishte qartë e gatshme vazhdimisht që të udhëtonte. Të paktën kështu tregojnë uljet e aeroplanëve nga Prishtina.

Vetëm më 2 janar në aeroportin e Bazelit zbarkuan gati 50 aeroplanë nga kryeqyteti i Kosovës, më 3 janar kishte 25 aeroplanë. Gjithashtu, në aeroportin e Cyrihut ditëve të fundit nga Prishtina dhjetëra aeroplanë u ulën në pistën e aeroportit të Bazelit.

Lini një Përgjigje

Zakonet e sëmura nga Serbia: kur një burrë mbush 60 vjeç, djali e çon në një kodër dhe e vret me çekiç ose sëpatë

Trump paralajmërohet kundër përfshirjes së ushtrisë në transferimin e pushtetit