in

Mediat gjermane: Presidenti Erdogan kundër Perëndimit e për Rusinë

Russian President Vladimir Putin (R) shakes hands with Turkish President Recep Tayyip Erdogan (L) during a meeting in Sochi, on August 5, 2022. (Photo by Vyacheslav Prokofyev and Vyacheslav PROKOFYEV / POOL / AFP) (Photo by VYACHESLAV PROKOFYEV/POOL/AFP via Getty Images)

 

 

Burimi: ntv.de, me dpa/rts , Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Rusia dhe Turqia po afrohen më shumë ekonomikisht. Presidenti turk Erdogan po pozicionohet kundër Perëndimit. Shqetësimi i tij kryesor është rizgjedhja vitin e ardhshëm.

 

Bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik midis Rusisë dhe Turqisë, i paralajmëruar nga Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan, po përparon. Të dy presidentët u takuan në Soçi, Rusi, në fund të javës së kaluar. Sipas agjencisë së lajmeve financiare “Bloomberg”, pesë banka turke tani kanë filluar të prezantojnë sistemin rus të pagesave “Mir” (gjermanisht: “botë” dhe “paqe”).

Kjo nuk do të thotë se bankat do të përdorin vetëm sistemin rus në të ardhmen. Në vend të kësaj, ato u mundësojnë rusëve të transferojnë para, të paguajnë me kartë krediti dhe të përdorin ATM në Turqi, për shembull. Sfondi: Bankat ruse janë kryesisht të përjashtuara nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift, për shkak të sanksioneve perëndimore.

Turqia, anëtare e NATO-s, po kundërshton sërish Perëndimin. Qeveria turke kritikon agresionin rus në Ukrainë, por nuk pajtohet me sanksionet e vendosura nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE.

Me përdorimin e sistemit rus të pagesave, Turqia ka të ngjarë të mbështesë, ndër të tjera, turizmin, i cili është i rëndësishëm për të. Industria turke e turizmit, e goditur nga mungesa e vizitorëve për shkak të pandemisë së koronës në dy vitet e fundit, kishte shpresuar për një rimëkëmbje të fortë këtë vit. Shumica e turistëve të huaj vijnë nga Rusia – vitin e kaluar rreth 4.7 milionë rusë erdhën në Turqi. Gjermania pasoi me rreth 3 milionë turistë, e ndjekur nga Ukraina me rreth 2 milionë vizitorë.

Erdogan ka frikë nga (mos ) rizgjedhja 

Megjithatë, sulmi ndaj Ukrainës do të thotë që më pak turistë nga Rusia vijnë në Turqi, nga sa ishte parashikuar. Në vend të shtatë milionë turistëve rusë të parashikuar në fillim të vitit, tani priten vetëm tre milionë, tha Mehmet Isler, nënkryetar i Shoqatës Turke të Hoteleve (Türofed) në maj.

Turqia është në një krizë të thellë ekonomike dhe po vuan nga inflacioni i lartë. Pas nëntë muajsh në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Erdogan dëshiron të rizgjidhet dhe po lufton për mbijetesën e tij politike,  prandaj është i varur nga historitë e suksesit ekonomik.

Në këtë sfond, duhet parë edhe njoftimi se Turqia – siç kërkohet nga Kremlini – në të ardhmen do të paguajë për një pjesë të furnizimit me energji nga Rusia në rubla. Vendi mbështetet jo vetëm te turistët rusë, por edhe te importet e drithit dhe energjisë. Vitin e kaluar, Turqia bleu nga Rusia, rreth një të katërtën e naftës së papërpunuar dhe rreth 45 për qind të gazit natyror.

Ekspertët po presin një garë të ngushtë me opozitën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Për gati 20 vjet, Erdogan qëndroi në pushtet me partinë e tij qeverisëse islamike konservatore, AKP – por mbi të gjitha kriza e shfrenuar e monedhës, inflacioni dhe papunësia kanë dëmtuar popullaritetin e tij në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kur partitë politike nuk merren vesh me njëra- tjetrën, janë më keq se murtaja

Luca i Ramës i vë emrin anijes Open Balkan: Të bashkohemi në Beograd!