in

Kur partitë politike nuk merren vesh me njëra- tjetrën, janë më keq se murtaja

Çoroditjen fatale në jetën e shqiptarëve e ka sjellë niveli i ulët moral i partive politike. Vite më parë, në një intervistë kam përmendur thënien e të vjetërve se partitë politike, kur nuk merren vesh me njëra- tjetrën, janë me keq se murtaja. Atëherë ishte viti 1991 dhe ndonëse e pata këtë drojë, nuk e besoja se ajo do të vinte vërtetë.

Përçarja po bëhet murtaja e shqiptarëve. Në këto ditë, klasa politike në Shqipëri, me gjithë tragjedinë e Kosovës, vazhdon, për turpin e saj, të jetë e përçarë. Shtypi shqiptar, i përcjell shpesh me mendjelehtësi ngjarjet e Kosovës. Një pjesë e shtypit të Kosovës nga ana e tij, me të njëjtën mendjelehtësi lëshon fjalë të zeza kundër Shqipërisë. 

Me sa përgjegjësi shkruhet ” Shqipëria u shit”.”Shqipëria u bë koloni e Greqisë”. etj.etj. Kur këto gazeta lëshojnë zezona të tilla, a nuk mendojnë se thyejnë moralisht popullin e Kosovës? Të thyesh moralin e një populli që ndodhet në luftë do të thotë t’i futësh thikën në shpinë.

Fragment nga libri: ” Unaza në kthetra”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A po synojmë Europën apo Vëllëzërinë Myslimane

Mediat gjermane: Presidenti Erdogan kundër Perëndimit e për Rusinë