in

Me 800-1000 xhami nuk ka liberalizim të vizave as Bashkim Evropianë

Shkruan: Gani Mehmetaj

Shtet mysliman në Bashkimin Evropianë nuk ka, kurrë nuk do të ketë.

Të lejosh ndërtimin e 800 xhamive për 20 vjet, ndërsa nuk e ke ndërtuar asnjë sallë koncertale a teatër, t’i nënshtrohesh kreu të Bashkësisë Islamike që është bërë shtet mbi shtet, të mos i frenosh hoxhallarët agresivë që kërcënojnë e fyejnë kombin e shtetin, përdhosin heronjtë kombëtar dhe, të shpresosh liberalizim të vizave, duhet të jesh i lajthitur.

Çdo vjet përsëritet kërkesa, çdo vjet me të drejtë Bashkimi Evropianë na refuzon. Liberalizim të vizave nuk do të ketë. Ka rrezik të mbetemi në zonën e hirtë të kaosit e errësirës, nëse nuk ndryshojmë mendësi dhe nëse nuk i shkarkojmë elitat politike e shtetërore të kapura nga mafia islamike.Në jemi në Evropë, por nuk po sillemi si evropianë.

Shteti i korruptuar dhe i kriminalizuar tash njëzetë vjet, populli i shushatur që heshtin si delet, mafia orientale e lokale-primitive që e ka gllabëruar qendrën e vendosjes, janë faktorë që e kanë bllokuar Dardaninë.

Nuk na e ka fajin Franca aleate, që e bombardoi Serbinë për hatër tonin, kot e fajësojmë Bashkimin Evropianë. Fajet i kemi ne. Që të fshihet e vërteta ka nis të kultivohet nga propaganda antikombëtare urrejtja dhe mos durimi ndaj Francës dhe Evropës.Shtet mysliman në Bashkimin Evropianë nuk ka, kurrë nuk do të ketë.

Në BE nuk e pranuan Turqinë, edhe pse u ka rënë në gjunjë dikur. E pranuan Greqinë, e pranuan më vonë Bullgarinë e Rumaninë, të mos flasim për Slloveninë e Kroacinë.Evropa e kultivuar nuk pranon shtete islamike, sepse krishterimi tabanë i kontinentit tonë është qytetërim, kulturë, është zhvillim, ekonomi e fortë.

Dardanë të mi, qytetarë e qeveritarë, thirrini mendjes dhe këndelluni, mos i merrni në qafë brezat e rinj, nipat tonë. 

Lini një Përgjigje

IA HOQËN THONJTË E DUARVE E KËMBËVE DHE I HODHËN NË TRUP MACEN…RRËFIMI TRONDITËS

Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë