in

IA HOQËN THONJTË E DUARVE E KËMBËVE DHE I HODHËN NË TRUP MACEN…RRËFIMI TRONDITËS

Kristale Ivezaj Rama, “Zonja e parë” e Prishtinës, bashkëshortja e Përparim Ramës, kryetarit të kryeqytetit është themeluese e “Ballkan Artist”.

Në vitin 2018 znj. Rama, ishte pjesë e një projekti të rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektin “Edhe Muret Kanë Veshë”, ku tregoheshin histori që lidheshin me regjimin komunist.

Vet ajo rrëfeu historinë drithëruese. Tregoi se si stërgjyshes së saj regjimi komunist ia kishin nxjerr thonjte e këmbëve e duarve.

“Ajo ishte torturuar, i janë shqyer thonjtë e këmbëve dhe duarve dhe i kanë hedhur në trup një mace, gjersa e kanë goditur, një histori që duket e pabesueshme. Prandaj është e rëndësishme që të vlerësohen kujtimet e këtyre njerëzve që dëshmojnë të vërtetën”, ka treguar ajo.

Duke sjellë historinë e familjes së saj, Kristale Ivezaj Rama pati theksuar se synonte të mbledhë dëshmi edhe nga shqiptarët që u detyruan të lënë vendin e tyre për shkak të persekutimit dhe vuajtjeve gjatë periudhës së komunizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween

Me 800-1000 xhami nuk ka liberalizim të vizave as Bashkim Evropianë