Në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë e madhe parash, ndërsa dyshohet të jetë 200 mijë euro. Ngjarja u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj, raporton Klan Kosova.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
“Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thanë përfaqësues të teqesë.
Loading…