Maqedonia e Veriut ka arritur një fitore historike në futboll duke e mposhtur Gjeorgjinë vendëse me rezultatin 1:0 për t’u kualifikuar për Evropianin 2020.
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale e mundi Gjeorgjinë me rezultat minimal 0 :1 si mysafire.
Ylli i ndeshjes për mysafirët ishte Pandev që realizoi në minutën e 56-të, një ngjarje e pritur gjatë nga Kombëtarja e Maqedonisë Veriore.
Që nga minutat e parë në ndeshje tek ekipi i Maqedonisë luajtën gjithsej katër shqiptarë, si: Bejtullai, Ademi, Alijoski dhe Musliu, të cilët patën paraqitje shumë të mirë.