Terroristin Kujtim Fejzullahi e vranë skuadrat e specializuara të policisë austriake. Por edhe pas shumë ditësh trupi i vrasësit ka mbetur mbi varr. Askush nuk e do, askush nuk pranon t’ia bëjë një varrë. Kështu mediet (24sata.hr) shkruajnë se në Vjenë askush nuk dëshiron ta varrosë trupin e tij. ” Edhe në varrezat e myslimanëve në Austri kanë refuzuar që të varrosin. As komuniteti i Vorarlbergut në Altach nuk ka pranuar të varrosë trupin e Kujtim Fejzullahit.
Nga ky komuniteti thonë se askush nuk dëshiron që ta varrosë një person që vrau njerëz të pafajshëm dhe që dëmtoi të gjithë komunitetin mysliman. “Sulmuesi është një vrasës i cili vrau viktima të pafajshme dhe kështu dëmtoi të gjithë myslimanët. Askush nuk dëshiron të varroset pranë vrasësit”-