Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit ku vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja pozitivë me COVID-19.
Kështu në 24 orë janë testuar pozitivë 410 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 8 pacientë.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 26,211, ndërsa ai i viktimave në 598.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.