Në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit 865 persona janë konfirmuar me koronavirus. Ndërkaq 359 persona e kanë fituar betejën me virusin korona, por janë 10 persona që kanë ndërruar jetë. Gjatë kësaj kohe janë kryer gjithsej 2 449 teste.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-397, Kumanovë-22, Dibër-2, Shtip-34, Prilep-29, Tetovë-95, Strugë-7, Veles-44, Manastir-31, Ohër-21, Kavadar-26, Gostivar-30, Gjevgjeli- 4, Strumicë-37, Kriva Pallankë-5, Radovish-6, Koçani-17, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Berovë-4, Vinicë-6, Delçevë-6, Kratovë-4, Shën Nikollë-4, Kërçovë-15, Resnje-5, Negotinë-4.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32436 persona, prej të cilëve 21090 janë shëruar, ndërsa 1004 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10342 raste aktive me Covid-19, që është shumë i lartë.