in

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë kalon në mësimin online

Sipas një njoftimi dhe sipas rekomandimit të IKSHP-së, në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, nga e hëna, më 2 nëntor, nga mësimi i rregullt kalohet në mësimin online, i cili do të organizohet në këtë mënyrë deri më datën 6 nëntor.

Njoftimi i plotë:

Nga nesër më dt. 02/11/2020 sipas rekomandimeve nga IKSHPK kalojmë në mësim nga distanca (online).

Orari për aplikime të zhvillimit të mësimit është orari zyrtar i datës 14.09.2020 ( kur ka filluar viti i ri shkollor).

Për mësimdhënësit mësimi online organizohet nga shtëpia nga dt.02.11.2020 deri më dt.06.11.2020, sepse jemi në fazën finale të rregullimit të internetit në çdo klasë dhe shpresojmë që nga dt.09/11/2020 që të gjitha klasat do të pajisen me internet dhe mësimdhënësit kthehen nga shkolla për mbajtjen e mësimit.

Ora zgjat 30 minuta sipas rekomandimeve të MASH.

Mbesim fuqishëm të përkushtuar që të ndjekim ritmin e filluar dhe të përmbushim obligimet që kemi.

Ruajeni shëndetin!

Lini një Përgjigje

Masa të veçanta për mbrojtjen nga COVID-19

Maqedoni Veriore, 10 viktima dhe 865 raste të reja me COVID-19