in

Malësia e Gjakovës-djepi i atdhedashurisë (1)

   

 

 Shkuan avokati Zanfir Kryeziu

Në verilindje të Atdheut tonë, në mesin e Bjeshkëve të Nemuna shtrihet Malësia e Gjakovës, e cila dikur para vitit l913 ishte pjesë përbërëse e Kosovës. Kjo krahinë të gjitha marrëdhëniet tregtare, shoqërore dhe politike i kishte me Kosovën e sidomos me qytetin e saj-Gjakovën, ku për këtë arsye është quajtur “Malësia e Gjakovës”

Flaka e 7 Prillit 1939, pushtoj Atdheun tone në tërësi, Italia fashiste tentoj ta zhduk nga harta e Ballkanit. Italianët hynë, por jo pa gjak të bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptar. Brigjet e Adriatikut lindin një Skënderbe të ri-Mujo Ulqinakun, heroin e rezistencës i cili me një grusht patriotësh i detyruan hordhitë fashiste të tërhiqeshin disa herë në det. Në këto luftime ranë heroikisht dëshmorë kapteri i marinës Mujo Ulqinaku dhe shumë patriot të tjerë.

Pushtimi fashist i Shqipërisë ishte përfundim logjik i mos aftësisë politike, i servilizmit të mbretit Zog ndaj Italisë fashiste, por edhe i mos ndërhyrjes të demokracive perëndimore, të cilat pranuan të sakrifikonin lirinë dhe pavarësinë e popujve të vegjël për të kënaqur oreksin e shteteve fashiste të kohës. Një rol të shëmtuar në pushtimin e Shqipërisë luajti edhe Vatikani i cili përkrahi planet e fashizmit për okupimin e Shqipërisë. Në kohën kur ushtritë fashiste të Musolinit hynë në Shqipëri, Papa Piu –XII-, si gjithnjë, i “bekoi” për misionin “çlirimtar” të tyre.

Orvatja e okupuesve fashist për ta detyruar popullin shqiptar që ta njohin pushtimin dhe tu bindej ligjeve e urdhrave të Musolinit qe e pa sukses. Lufta e shqiptarëve kundër agresorëve fashist nuk pushoi as një here. Fashistet Italian ndeshën gjithkund dhe në çdo kohë në qëndresën e popullit shqiptar, te të cilët ishte ngjall urrejtja kundër pushtuesve.

Me 07.04.1941, Hasan Isuf Zherka, duke sulmuar dhe asgjësuar plotësisht postbllokun e ushtrisë fashiste në Qafë Stoberdë jep sinjalin e parë të kryengritjes së armatosur në Malësi të Gjakovës, me ç’rast Malësia i priti dhe i përzuri me pushkë në dorë përtej Drinit forcat fashiste. Ndjenja e lartë e patriotizmit në luftë për bashkimin e tokave shqiptare brenda kufijve etnik i fuqizoj malësorët e Malësisë së Gjakovës që të vazhdonin luftën e tyre për liri, përkrah vëllezërve Kosovarë.

Me 06. shtator 1943, Malësia, Hasi dhe Reka (5.000 vetë) të prirë nga Hasan Kryeziu, Ramë Muj  Hoxha Mehmet Ali Bajraktari, Haxhi Bajraktari, Zenel Hoxha dhe Dervish Kryeziu sulmuan barrikadat e armikut në Gjakovë, ku pas dy ditësh forcat çlirimtare shpartalluan ushtrinë e madhe italiane dhe me 8 shtator çliruan Gjakovën. Çlirimi i Gjakovës nga fashistët Italian ishte një sihariq i madh për të gjithë shqiptarët, e posaçërisht për Malësorët, të cilët 30 vjet më parë ishin nda me dhunë nga qyteti i tyre Gjakova. Ky gëzim ishte i pa përshkruar, luftëtarët e lirisë u pritën duar hapur nga i gjithë populli vëlla Kosovarë.  Me fjalime të shkurta popullin e përshëndetën Ramë Muj Hoxha dhe Hasan Kryeziu. Populli i Malësisë së Gjakovës, ashtu sikur mbarë populli shqiptar nuk e shikuan me simpati luftën “e përbashkët shqiptaro-sllave”, e cila kishte për qëllim përforcimin dominues të pushtetit serbo- malazias -maqedon në Kosovë, dhe njëherit skllavërimin e Shqipërisë politike, duke dashur ta fusin atë brenda të ashtuquajturës federat Jugosllave.

GANI KRYEZIU, sa ishte kthyer  nga kampi shfarosës Ventotteno  në Italinë fashiste, ku kishte qenë i internuar dhe po priste ekzekutimin e dënimit me vdekje, që i ishte shqiptuar nga gjyqi italian.Edhe pas kapitullimit të Italisë fashiste, ai parashikonte rrezikun e madh që po i kanosej atdheut.  Ky rrezik ishte             i dyfishtë, sa nga Gjermania naziste, po aq edhe nga politika skllavëruese serbomadhe. Në këto rrethana politike GANI KRYEZIU arriti në malësi të Gjakovës, në Nëntor të vitit 1943.  Së bashku me të ishin intelektuali z.Lazar Fundo, anëtar i Internacionales  Antifashiste si dhe pëfaqësuesit e Misionit Ushtarak Britanik. Pas arritjes në Malësi Gani Kryeziu me 9 gusht 1944 i drejtohet popullit të Kosovës me një proklamatë ku në mes tjerash thuhet:

Kosovarë,

Gjermania e humbi luftën. Së shpejti ushtria gjermane do të kapitullojë ashtu siç kapitulloi edhe ushtria italiane,ndërsa qeverit aleate në konferencën e paqës-do ta caktojnë fatin e popujve të botës. Për të dalë ballëhapur dhe për ta fituar të drejtën tonë në atë konferencë, ne, shqiptarët- e posaçërisht Kosovarët-duhet t’i dëshmojmë aleatëve se jemi të aftë me luftue për lirinë tonë, dhe se kemi të drejtë me qenë komb i lirë dhe i nderuar.Për këtë qëllim,ne tash duhet ti rrokim armët për të luftuar kundër okupatorit gjerman dhe hyzmeqarëve të tij.      

Qeveria kuislinge në Tiranë dhe paria kosovare hyzmeqare e gjermanëve, e shndërrojnë popullin shqiptar në vegla gjermane dhe e shtyjnë në luftë kundër aleatëve dhe shokëve të tyre, por edhe   kundër patriotëve shqiptarë,të cilët-sikurëse edhe ne, luftojmë për shpëtimin e Shqipërisë. Ne pa ndërprerë kemi përsëritur se bashkëpunimi i partizanëve Kosovarë me UNÇJ është rrugë e gabuar e cila sigurisht do të shpie në gllabrimin e Kosovës.Ne nuk luftojmë për parti, partia e jonë është Shqipëria. Ne luftojmë për ta çlirue vendin nga okupatorët gjermanë, ne luftojmë që popullit shqiptar t’ia sigurojmë të drejtat e t’ia te aleatët perendimor.Prandaj,ne dëshirojmë me gjithë zemër me bashkëpunue vëllazërisht dhe me luftue krah për krah me të gjitha grupacionet dhe partitë, që luftojnë kundër okupatorit dhe hyzmeqarëve të tyre. Dëshirojmë që edhe populli liridashës të bashkëpunojnë me ne derisa ta dëbojmë okupatorin nga vendi ynë dhe derisa Shqipërisë t’ia sigurojë të drejtat e barabarta. Atëherë kur të bëhet zot i vendit, populli shqiptar do ta ndërtojë Shqipërinë e Re, ashtu siç dëshiron vetë.  Atëherë populli në zgjedhje të lira demokratike do t’ua falë besimin atyre për të cilët konsideron  se do ti shërbejnë më së miri vendit. ndaj, derisa të vijë ajo ditë, populli liridashës duhet të luftoj okupatorin në bashkëpunim të sinqert me aleatët tonë perendimor. Çfarëdo përçarje në mesin tonë, shkakton vëllavrasje dhe dobëson forcën tonë goditëse ndaj okupatoritVetëm uniteti mbarëshqiptar mund ta ngritë në këmbë popullin kundër okupatorit,sidomos popullin e Kosovës. Vetëm uniteti mundet me vendosë themelet e një Shqipërie të lirë dhe demokratike. Prandaj ne thërrasim të gjithë shqiptarët kudo që janë – tërë popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës-që të bashkohet dhe ta bëjnë luftën e përbashkët kundër gjermanëve dhe shërbëtorëve të tyre. Koha nuk prêt. Ose sot ose kurrë.

Lini një Përgjigje

Shqipëria ka përqindjen më të ulët të mbështetjes financiare që BE dha për Ballkani

Escobar si zëdhënës i Serbisë: ka marr premtime nga Putini i Ballkanit!