in

Escobar si zëdhënës i Serbisë: ka marr premtime nga Putini i Ballkanit!

Sherif Ramabaja

Është për të ardhur keq qasja e disa ndërmjetësues të SHBA në  dialogut Kosovë – Serbi.

Apo është kjo një strategji e re e SHBA për joshjen e Serbisë, për t´i dhënë një rol dominues në Ballkan, po qe se do të kishte pranuar të largohej nga Rusia. Nëse një strategji e tillë do të aprovohej, atëherë kemi të bëjmë me sakrifikimin e Kosovës, e cila do të binte në kurthin e njëjtë, në të cilin ndodhet sot Bosnja.

Nga Evropa ka të tillë që thonë se kjo qasje do të ndryshoj, sapo të sqarohet lufta në Ukrainë. Nëse Rusia e humb luftën dhe dorëzohet, atëherë është edhe fundi i saj.

 Serbia që nga ai moment nuk do të lozte kurrfarë roli në Ballkan dhe ëndrra e saj të cilat i ka sot, do të shuhej. Por nëse Rusia shpëton nga shpërbërja ? A do të kishte tutje rol ndikues ndërkombëtar ? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë Serbisë do t´i afrohej roli dominues për të cilin po lufton sot, ndoshta me kusht që të tërhiqej nga Rusia.

Në këtë rast shqiptarët për t´i shpëtuar një kurthi të tillë, duhet që ta ndryshojnë strategjinë. Sot nuk mjafton të përpiqen që para botës ta demaskojnë Serbinë, sepse ata e njohin atë më mirë se që mendojmë ne.

Rruga e vetme për shqiptarët është bashkimi i tyre, në mënyrë që të flasin me një gjuhë të përbashkët, sidomos Kosova dhe Shqipëria.

 Më pas këtij bashkimi do t´i bashkoheshin edhe shqiptarët e Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi dhe diaspora, në mënyrë që ta tregojnë potencialin dhe fuqinë e tyre.

Derisa nuk ndodh ky bashkim ne do të jemi të margjinalizuar, kuptohet tërësisht me fajin tonë. Punët e shtëpisë duhet t´i kryejmë vetë, e jo të presim gjithçka të gatshme, apo ta fajësojmë për fajin tonë perëndimin.

Sot kemi forcë dhe fuqi për të treguar unitet, vetëm duhet strategji se si t´i vejmë këto forca në veprim.

Është koha që njëherë të mbushemi mend dhe ta fusim trurin në përdorim, që na ka kushtuar shumë shtrenjtë. Mënyra se si po veprojnë Rama e Kurti në momentet vendimtare për kombin, është një tragjedi e programuar.

Nëse Rama nuk bënë kthesë ashtu siç bëri me Ballkanin e Hapur, shqiptarët duhet ta rrëzojnë nga pushteti. Partia Socialiste duhet të zgjohet nga gjumi dhe ta vlerësoi dëmin që po i shkakton atdheut lidhja e tij me Vuçiqin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që milionat derdhen për ta përçarë faktorin shqiptar, për ta dezorientuar dhe për ta orientuar në një drejtim siç është psh. islami politik, ku po rrëshqasim gjithnjë e më thellë.

 Të gjitha këto bëhen me një qëllim të caktuar. Nëse vetë nuk ua ndërprejmë rrugën këtyre tendencave minuese, nuk duhet të presim prej të tjerëve.

A duhet të presim të ndodh ndonjë tragjedi, që të bëjmë kthesë, apo të zgjohemi nga gjumi dhe t´i sanojmë gjërat ?

Lini një Përgjigje

Malësia e Gjakovës-djepi i atdhedashurisë (1)

Serwer për raportimin e Escobarit: Nuk ishte bindës, shmangu kritikat serioze ndaj Serbisë