in

Macron merr vetë flamurin e zgjerimit

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin mes tyre, bazuar në një propozim të Francës. Marrëveshja i hap rrugën nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shkupit por dhe Tiranës.

Arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur i pari presidenti francez Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi” deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-s, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel shkroi më pas në Twitter se mirëpriste “zgjidhjen franceze për një marrëveshje që do të shtronte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura. Jemi më afër se kurrë. Tani është momenti të thuhet Po”, shkroi ai me një referencë të qartë ndaj Shkupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A je kund, oj AKI…?!

Dosja e SHISH: Janë mashtrime dhe sajesa!