in

Dosja e SHISH: Janë mashtrime dhe sajesa!

Publikimi u hetimeve për celulën e spiunazhit që po ndiqet nga SHISH dhe SPAK, e cila u ka shitur informacione vendeve jo mike me Shqipërinë ka sjellë reagimin e një prej personave të përmendur. Maksim Ferra thotë se nuk ka lidhje me aktivitet spiunazhi dhe se drejton një aktivitet në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

Maksim Ferra, një nga personazhet e përmendura në dosjen e SHISH dhe të SPAK-ut, si pjesë e celulës së spiunazhit në Tiranë, ka reaguar lidhur me publikimin e materialeve dhe përmendjen e emrit të tij në këtë çështje penale.

Ferra në dosje evidentohet si personi që drejton një organizatë jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit” të rregjistruar me vendimin nr 4099 të datës 16 shkurt 2015 në Gjykatën e Tiranës.

Organizata është e ligjshme dhe ka stafin e saj ku ushtron veprimtarinë e mbledhjes së informacionit mbi krimin e organizuar dhe terrorizmin, jo vetëm në Shqipëri por dhe në shtete të tjera të Europës.

Në degë tjetër e kësaj organizate është në Athinë, dhe roli i degëve në Tiranë dhe Athinë është parandalimi i krimit dhe jo aktiviteti i paligjshëm dhe kriminal që thotë SHISH dhe prokuroria e posaçme SPAK.

“Unë prej 7 vite jam drejtor Ekzekutiv i organizatës “Unioni Stop Krimit” në Shqipëri. Këtë aktivitet e kam kryer në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të Shqipërisë dhe s’kam bërë asgjë të paligjshme.

Qëllimi i organizatës që unë drejtoj, bën fjalë për parandalimin e krimit dhe mbledhjen e informacioneve të ndryshme, duke bashkëpunuar edhe me Policinë e Shtetit dhe organizma të tjera të huaja dhe vendase të Inteligjencës”.

Ferra shton se organizata merret dhe me studime të ndryshme, trajnime për mësimin e formave të reja për parandalimin e studimit të krimit, luftës kundër krimit të rrugës, shpërndarjen e drogërave në shkolla, bullizmit dhe trafiqeve të paligjshme.

Ferra shton se në asnjë rast nuk ka kryer paligjshmëri dhe se nuk është thirur asnjëherë nga SPAK apo qoftë nga policia e shtetit, për tu pyetur lidhur me këtë raport hetimor.

“Gjithçka është një mashtrim dhe një sajesë dhe s’ka vend për panik apo celulë spiunazhi siç thuhet në shkrimet e mediave”-shprehet Maksim Ferra.

Sipas tij me Frederik Ymerin dhe personat e tjerë të përmendur ai ka njohje pasi për disa vite i ka pasur kolegë dhe bashkëpuntorë të ngushtë në shumë detyra të veçanta pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Macron merr vetë flamurin e zgjerimit

SHISH fotografon të gjitha takimet e Frederik Ymerit, merrte USB dhe dorëzonte lekët, euro e dollarë