Njeriu i dytë në LDK, Lutfi Haziri, ka thënë se Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit. Ka thënë se nëse i ofrohet kjo mundësi LDK-së, atëherë propozimi i parë do të jetë për Isa Mustafën.
“Nëse LDK-së i jepet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mua, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri, në RTV Dukagjini, njofton Gazeta Express.
Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizës në të cilën po hyjmë”, ka shtuar ai.
“Qeveria është në këmbë të qelqit”, ka thënë ai.