in

Edhe vëllai i Hashim Thaçit privatizoi 30 ha tokë në Shtërpcë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Procesi i privatizimit në Kosovë përflitet me shumë skandale. Aty madje ka edhe afera të ndryshme, sidomos nga njerëz të politikës dhe biznesmenë të lidhur me ta. Gazeta Blic ka sjellë hulumtimin mbi privatizimet e tokave e fabrikave të shtetit nga ana e biznesmenëve dhe politikanëve kryesorë të vendit.

Përfitues i privatizimeve në Kosovë është edhe vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Idrizi.

Idriz Thaçi është drejtor i kompanisë “Geo Mineral”, e cila kishte privatizuar mbi 30 hektarë tokë në Vërbeshticë të Komunës së Shtërpcës, ndërsa i kushtoi rreth 85 mijë euro.

Ai fillimisht i kishte privatizuar 164,103.00 m2, në vlerë prej 45 mijë e 825 euro. Më pastaj, kompania e Idriz Thaçit privatizoi edhe 142,546.00 m2, që i kushtoi 38 mijë e 580 euro.

 Toka e privatizuar nga ana e “Geo Mineral” është tokë bujqësore dhe nuk dihet për çka është përdorur.

 Emri i vëllezërve të presidentit Thaçi, duke përfshirë Idriz Thaçin, është përdorur jo rrallë herë.

Mediet vazhdimisht kanë raportuar për bizneset e tyre, që operojnë në Kosovë.

Politikanët që privatizuan toka e fabrika të shtetit i kanë blerë  drejtpërdrejt apo përmes familjarëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Lutfi Haziri: Isa Mustafa është emri im për President

Javën e ardhshme, takim online i Shengenit Ballkanik