in

Liderët botërorë përgëzojnë Bidenin për fitoren

Menjëherë pas fitores së Presidencës amerikane nga Demokrati Joe Biden, liderët botërorë kanë reaguar duke e përgëzuar për fitoren.

“Urime Joe Biden për zgjedhjen si Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris për arritjen e saj historike. SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe e mirëpres bashkëpunimin në prioritetet tona të përbashkëta, nga ndryshimet klimatike, tregtia dhe siguria”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Twitter se “Amerikanët kanë përzgjedhur presidentin e tyre”, teksa ka uruar Bidenin për fitoren, raporton EuroNews.al.

“Kemi shumë për të bërë për të tejkaluar sfidat e ditëve të sotme. Le të nisim të bashkëpunojmë!”

Gjithashtu, ministri i Jashtëm gjerman thotë se qeveria e tij e mirëpret punën me “qeverinë e ardhshme të SHBA-së”.

“Gjë e mirë që më në fund ka shifra të qarta. Mirëpresim punën me qeverinë e ardhshme të SHBA-së. Duam të investojmë në bashkëpunimin e një fillimit të ri transatlantik, një pakt i ri”, tha ministri i Jashtëm gjerman në Twitter, Heiko Mass.

Lini një Përgjigje

Bajdenin e uroi ndër të parët kryeministri kanadez

Amerikanët festojnë, të gjithë janë në rrugë