in

LDK kërkon postin e presidentit

 

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta ketë postin e presidentit. Kështu ka deklaruar nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri. Ai thotë se deri më tani nuk kanë biseduar me askënd për këtë çështje.

Kuvendin e udhëheqë Vjosa Osmani, sepse ka qenë pjesë e marrëveshjes VV-LDK, ai vend është fituar përkundër që raportet e brendshme me Vjosën i kemi ndryshuar pas zgjedhjeve. Nëse pyetëm unë, ka ardhur koha që presidentin me e marrë LDK-ja, por edhe më tutje ne nuk po duam të bëhemi egoistë në kërkesat tona politike dhe po mendojmë që me dialog të brendshëm mundemi me gjet një emër të përbashkët për këtë pozitë”, ka thënë ai në KTV.

Haziri ka shtuar se nëse gjatë dhjetorit nuk ka emër për president, atëherë duhet parë fuqia politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Një vit pas tërmetit, mbi 50 të arrestuarit janë të lirë

Janë zhdukur dy të mitur nga Fushë Kosova