in

LDK-ja do të riorganizohet në reformimin e degëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u morën disa vendime të rëndësishme për riorganizimin e saj. Kështu, me shumicë votash, përveç vendimeve për riorganizim, LDK do të hapet ndaj të rinjve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat demokratike. Këto janë vendimet e sotme të Kryesisë së LDK-së :

1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.

Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

2. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:

Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;

Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;

3. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:

Departamenti i Politikës së Jashtme;

Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;

Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;

Departamenti i Shëndetësisë;

Departamenti i Rinisë;

Departamenti i Avancimit Shoqëror.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

Lini një Përgjigje

Kurti priti Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneralbrigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve