Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneralbrigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovës, Larry Henry.
Gjeneralbrigadieri Henry i uroi suksese kryeministrit Kurti për detyrën e re.
Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. Siguria në vend është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it. Andaj komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për garantimin e saj është domosdoshmëri, u shpreh kryeministri Kurti.