in

Kush është 28-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-burri në Gjermani

Një 28-vjeçare është sulmuar dhe ka humbur jetën. Jetmira (Skënder) Beka u qëllua nga partneri i saj i ndarë, Jetmira Beka nga komuna e Mitrovicës. Vrasja ndodhi të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë.

Fotoja dhe njoftimi për vdekjen e saj është publikuar nga një familjar i viktimës dhe i njëjti është shpërndarë edhe nëpër media.

37-vjeçari, i cili është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës, dyshohet se ka vrarë partneren e ndarë prej tij. Sipas informacioneve të dpa, dyshohet se kanë qenë të martuar. Sipas prokurorisë publike, 37-vjeçari është paraqitur të dielën para magjistraturës dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim. Akuza është vrasje.

Në parkingun, ku gruaja u sulmua rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje dhe, sipas prokurorit publik, vdiq në vend nga “dhuna e rëndë”.

Lini një Përgjigje

Kur do të akuzohet Vuçiqi, me aktakuzë të njëjtë sikurse Putini ?!

Islamistët e Iranit e thyejnë varrin e Mahsa Aminit, që e mbyten në tortura