in

Islamistët e Iranit e thyejnë varrin e Mahsa Aminit, që e mbyten në tortura

Familja e Mahsa Aminit ka fajësuar forcat e sigurisë së Iranit për vandalizimin e varrit të saj. Vdekja e Aminit, derisa po mbahej në paraburgim në shtator të vitit 2022, ndezi protesta mbarëkombëtare, që janë kthyer në një nga kërcënimet më të mëdha për udhëheqjen e Republikës Islamike që nga marrja e pushtetit në vitin 1979.

Avokati i familjes Amini, Saleh Nikbakht, u tha gazetarëve se “individë, të njohur për veprime të tilla të neveritshme në të kaluarën, sulmuan dhe shkatërruan varrin e Mahsa Amini”.Më pas ai tregoi fotografitë e varrit të dëmtuar që i kishte marrë nga prindërit e Aminit.

Ai tha se babai i saj mori vesh se autoritetet kishin penguar vendosjen e një tende mbrojtëse mbi varr duke kërcënuar një saldator se, nëse ai kryente punën, biznesi i tij do të mbyllej.

E ëma e Mahsas, Mojgan Eftekhari, pasi akuzoi zyrtarët qeveritarë se po e pengojnë qasjen te varrezat, shkroi një mesazh dukë thënë “ju lutemi të mos i shqetësoni njerëzit; të dashurit e tyre janë këtu”.

Ashkan Amini, vëllai i Mahsa Amini, ndau një foto të varrit të motrës së tij në Instagram, duke shkruar se “edhe xhami i gurit tënd të varrit i shqetëson”, duke iu referuar zyrtarëve iranianë, të cilët familja dhe mbështetësit i fajësojnë për vdekjen e saj.

Vëllai i Aminit tha se kjo ishte hera e dytë që vandalizohet varri i motrës së tij, duke thënë se “çkado që bëjnë, ne do ta rregullojmë. Të shohim kush do të lodhet i pari”.

Vdekja e Mahsa Amini, 22 vjeçares nga qyteti perëndimor iranian Saqez, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit apo mbulesës së kokës, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me bazë në Norvegji tha se trazirat e shkaktuara nga protestat kanë çuar në vdekjen e të paktën 587 personave, në mesin e të cilëve dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë.

Forcat qeveritare iraniane janë akuzuar se kanë sulmuar, vandalizuar dhe shkatërruar varret e protestuesve të vrarë dhe të ekzekutuar, figurave kulturore, poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kritikëve politikë, dhe në disa raste, edhe të të krishterëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kush është 28-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-burri në Gjermani

Asambleja e NATO-s i quan gjenocid krimet e Rusisë në Ukrainë