Nga Sherif Ramabaja
Përgjigja e Ramës ishte :“ Ska nevojë që ambasadorja e SHBA të më tregojë punën time “. Sjelljet e tij vulgare ndaj personaliteteve me ndikim, që lidhen me fatet e kombit, janë absurditet i një politikani, pa vizion dhe i ngulfatur në vetëkënaqësinë e tij.
Përvoja me ish presidentin Trump i cili deklaronte se e pranon vetëm fitoren e jo humbjen, ngjall dyshime edhe me kryeministrin aktual Ramën se a do ta pranoi humbjen.
Që tash po vërehet nervozizmi i tij duke deklaruar se zgjedhjet e kaluara, i kishte fituar me ndershmëri edhe pse vërtetohet e kundërta, se ato zgjedhje ishin të manipuluara dhe të vjedhura.
Rama po ashtu këto ditë iu kundërvu ambasadores së SHBA dhe ambasadorit britanik të cilët kërkuan që listat e zgjedhësve të jenë të pastra, pa persona të inkriminuar.
Përgjigja e Ramës ishte :“ Ska nevojë që ambasadorja e SHBA të më tregoi punën time “. Sjelljet e tij vulgare ndaj personaliteteve me ndikim, që lidhen me fatet e kombit janë absurditet i një politikani, pa vizion dhe i ngulfatur në vetëkënaqësinë e tij.
Reagime të tilla Rama paraqet shpesh ndaj personaliteteve të EU, SHBA apo miqve të çmuar të popullit tonë të cilët kërkojnë reforma, sistem të sundimit të ligjit, luftimin e korrupcionit dhe kriminalitetin e organizuar.
Kryeministri aktual Rama krejt me tone miqësore paraqitet sidomos ndaj Vuçiqit të Serbisë, Erdoganit të Turqisë dhe autokratëve të të gjitha ngjyrave, kurse ndaj figurave politike të Kosovës dhe ndërkombëtarëve që kërkojnë reformim të sistemit ligjor është agresiv dhe i papërmbajtshëm.
Si duket Rama në shumë pika mundohet ta kopjoj ish presidentin e SHBA Trump, kjo vërehet sidomos duke perdorur rrjetet sociale për përfitim politik.
Gënjeshtra është karakteristikë tjetër e Ramës, po shtrohet pyetja : kush ishte ish presidenti Trump ? Ai injoronte përmes Twitter, rivalët, kundërshtarët, shtete dhe burrështetas të ndryshëm, po punonte ditë e natë për Amerikën. Po cili është Rama ?…
Ai rrenën e përdor që nga mëngjesi deri sa të bie në gjumë. Sapo zgjohet në mëngjes mediat sociale i përdor për të gënjyer dhe për t´iu hedhë shqiptarëve hi syve.
Ish presidenti Trump na e solli njohjen nga Izraeli, kurse Rama tërë energjinë e harxhon që ta menaxhoj Minishengenin me Vuçiqin, edhe pse tërë shqiptarët janë kundër një ideje të tillë.
Rama me Thaçin dhe Vuçiqin po ashtu përpiqeshin në ndarjen e Kosovës, kurse haptas gënjen se ai nuk është i përfshirë në këtë çështje.
Grekëve u thoshte se është e drejtë e tyre zgjerimi në 12.000 milje në detin Jon, kurse shqiptarëve u premtonte kufijtë deri në Prevezë.
Kosovës e Shqipërisë u premtonte fshirjen e kufijve, kurse Vuçiqit i premtonte shtrirjen e ndikimit të Serbisë në Shqipëri.
Shqiptarëve u premtonte gjatë mandatit të tij zhvillim, investime e punësim, kurse shqiptarët e kanë mësyrë botën me kokën në duar nga mjerimi e varfëria.
Premtonte rritje të pagave dhe mirëqenie, kurse në Shqipëri po lulëzon kanabisi, krimi dhe pasiguria.
Tash në zgjedhjet e prillit nëse kryeministri i Facebookut dhe Twitter Rama i humb zgjedhjet, kush do ta largoi nga byroja e kryeministrisë?
Si gjithnjë, ende pa përfunduar orari i votimeve, ai do ta shpall veten fitues.


