in

Kurti vizitoi Gjakovën, dhomën-muze të Albionit dhe Teqenë

Në Dhomën e Albionit në Gjakovë, që është Dhomë Muze për krimet e luftës, e në veçanti për të pagjeturit, kandidati i VV për Kryeministër Kurti bashkë me Mimoza Kusari Lilën dhe Agon Batushën, ishte për vizitë dje, me ç’rast aktivistja politike, njëherit aktivistja për drejtësi, Nusrete Kumnova i priti me familje, dhe ua ndau nga një kopje të Monografisë për djalin e saj të vetëm, Albionin, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që nga paslufta.

“Koha nuk kthehet mbrapsht, por drejtësia nuk bën të mos vijë. Nëse në rastet tjera kur ka pasur padrejtësi e krime përgjegjësinë e ka gjyqësori, në raportet tona me Serbinë që ka kryer gjenocid në Kosovë, përgjegjësinë nuk e ka thjeshtë gjyqësori por edhe qeveria. Ne synojmë të bëhemi një qeveri e cila iu del zot viktimave dhe e mundëson sjelljen e drejtësisë për ta. Ne e kemi për obligim për sa të jetë jeta të kërkojmë drejtësi për ta”, tha Kurti në këtë takim. Ndërkaq, Nusrete Kumnova, duke kujtuar bashkë angazhimin për shumë çështje publike me Kurtin, shprehu bindjen se me të si kryeministër do të kthehet e të punoj në komisionin qeveritar prej ku e larguan shqiptarët, e bashkë do të punojnë për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës dhe të pagjeturit që të gjithëve na mungojnë.

Po ashtu Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjakova, Mimoza Kusari Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku u mirëpritën nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.

Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë. Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit. Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona.

Lini një Përgjigje

Gashi: Kurti nuk kishte guxim të merrte përgjegjësi

Isa Mustafa u takua me ambasadorin austriak, Weidinger