“Më së pari duhet të përkufizojmë se çka quhet dinjitet. Pra cili, është ai element që ne po u konsiderojshim të padinjitetshëm që kryeministri i Kosovës me përfaqësuar Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, tha Gashi duke folur për mos shkuarjen e Kurtit në Uashington.
“Çka ka këtu mungesë dinjiteti?”, pyeti ai.
“Kryeministri i Kosovës ka për detyrë kushtetuese që të përfaqësojë vendin e vetë dhe ne i kemi kërkuar z.Kurti që të marrë përgjegjësi për detyrat e veta kushtetuese …’, tha Gashi.
“Ne si LDK kemi propozuar në Kuvendin e Kosovës, në tentimin tonë për të bindur kryeministrin Kurti që të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, rezolutë që ne i qëndrojmë prapa vendimeve që i merr kryeministri i Republikës së Kosovës dhe është i vetmi autoritet që negocion në emër të Kosovës edhe pse kishim deklaratë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe ishte i paarsyeshëm një veprim i tillë. Por ne donim t’i jepnim përkrahje dhe solidaritet edhe publik z.Kurtit”, tha Gashi.
“Nuk bëhet fjalë për dinjitet, bëhet fjalë për mungesë guximi të marrjes së përgjegjësisë për përfaqësimin e vendit. Z.Kurti në Kuvendin e Republikës”, theksoi Gashi.


