in

Kurti i premton Kamberit mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në takimin që kishte me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi bisedoi lidhur me rrjedhat aktuale politike.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë, thuhet në komunikatë.

Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën. 

Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti e ka përgëzuar deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Lini një Përgjigje

Grenelli, zëdhënës i Vuçiqit dhe Daçiqit!

Çeku: Stadiumi i Gjilanit po bëhet, ndahen 15 milionë euro