in

Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë për prioritetet e Qeverisë së re

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, ka vizituar LVV-në, me ç’rast ka uruar kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje. Po ashtu ambasadori gjerman ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë së re.

“Një mandat kaq i fuqishëm për ndryshim na obligon që pa humbur kohë të punojmë në formimin e qeverisë së re. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar janë fusha ku do të përqendrohemi krahas zhvillimit ekonomik për krijimin e vendeve të reja të punës”, tha kryetari Kurti, i cili në këtë takim ishte i shoqëruar nga asistentja ekzekutive, Valë Gjonbalaj. “Bashkë me z. Rhode u dakorduam t’i mirëmbajmë e thellojmë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, është shprehur Kurti.

Lini një Përgjigje

Anton Quni thotë se është kandidat për kryetar të LDK-së

Fidan Gashi u kthye në familje pas shërimit në Austri