in

Fidan Gashi u kthye në familje pas shërimit në Austri

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njofton se i lënduari nga shpërthimi që pati ndodhur në Ferizaj, Fidan Gashi, është kthyer nga Austria. “Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes”, thuhet në njoftimin e Zemajt.

Postimi i plotë:

Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.

Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.

Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.

Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndësra i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!

Lini një Përgjigje

Kurti dhe ambasadori gjerman diskutojnë për prioritetet e Qeverisë së re

Merkel shqetësohet kur e kupton se e ka harruar maskën