in

Kurti deklarohet pas vendimit të Kushtetueses

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin e shpalli të paligjshme dhe jokushtetuese Qeverinë Hoti.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Rashiti: Kosova po prodhon jostabilitet institucional dhe politik

Si në Kosovë, si në Amerikë!