Përpos kishës së tyre që ide shpirtërore e kanë urrejtjen ndaj shqiptarëve, ata derdhin miliona për ta nxitur islamizmin e të gjitha ngjyrave në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni, me qëllim që para botës të dëshmojnë me tezat e tyre, ja kend po e përkrahni ju.
Sherif Ramabaja
Patriarkun serb atë të vjetrin, kur e shikoje dukej si një fantazmë që të tmerronte, po racizmin ndaj shqiptarëve e kishte në maje të gjuhës.
Nuk kalonin javë apo muaj pa u paraqitur ai para mediave me shprehjen raciste „ Kosova është Jerusalemi i ynë “. Nuk besojmë se ai dinte gjë për Kosovën, apo ku ndodhej, po ia kishin ngulitur disa fjali në trurin e tij të kalbur dhe të sëmurë, të cilat i përsëriste plot urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve.
Më në fund Koronavirusi nuk pat mëshirë ndaj tij dhe si duket, nuk mund ta duronte me urrejte të tilla në emër të zotit.
Këto ditë qenka zgjedhur patriarku tjetër i Kishës Ortodokse serbe. Po ashtu edhe ky turravrap, si duket deklaratën e parë që e bëri e përsëriti po ashtu thënjen raciste të paraardhësit të tij „ Kosova është Jerusalemi i Sebisë “.
Ne shqiptarëve fare nuk na bëjnë përshtypje thënjet e tilla, sepse ne jemi rryer me institucionet raciste serbe, po të vjen të vjellësh se si ata e helmojnë rininë e tyre me ide të tilla raciste ndaj popujve të tjerë.
Dhe për të qenë racist së pari duhet të jesh i sëmurë, sepse një njeri i shëndoshë nuk i bënë këto gjëra. Kështu mendojnë sot në perëndim.
Patriarkët serbë të cilët të dhimsen kur i shikon, të duken sikur kanë dal të gjallë nga arkivolet, në vend se të pendohen dhe të kërkojnë mëshirë për gjenocidin mbi ne, ata i fryjnë me sa fuqinë që kanë zjarrit të urrejtjes.
Përpos kishës së tyre që ide shpirtërore e kanë urrejtjen ndaj shqiptarëve, ata derdhin miliona për ta nxitur islamizmin e të gjitha ngjyrave në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni, me qëllim që para botës të dëshmojnë me tezat e tyre, ja kend po e përkrahni ju.
Nuk do të ishte çudi dhe është vetëm çështje kohe, kur do të dalin edhe bashkësitë e ndryshme islame në Kosovë me tezën: Kosova është zemra e Turqisë apo e Arabisë. Ose të qirren deri në qiell me agresivitetin e tyre: Kosova është Meka dhe Medina e islamizmit. Ose të thonë, kjo është tokë turke, pesë shekuj ne ishim këtu.
Ne shqiptarët dëgjojmë absurdiete të tilla që janë fund e krye gënjeshtra, mashtrime dhe falsifikime të historisë dhe nuk kemi se si t´u kundervihemi.
Ne shqiptarët që pak kush na dëgjon, do të kishim arsye dhe argumente të gjalla të themi se Nishi është zemra e Ilirisë.
Nuk është kohë e largët kur ky qytet Nishi, ishte i banuar me shqiptar dhe ekzistojnë dëshmi të pa kontestueshme se serbët me masakra e terror të papara e kishin ndjekur popullatën shqiptare nga ky qytetet dhe rrethina e tij.
Ne kemi edhe argumentin tjetër se në këtë qytetet ilirik në Nish, që në atë kohë serbët nuk dihet se ku ekzistonin, ka lindur kolosi ynë ilir Konstandini i Madh, i cili ishte bërë edhe mbret i Perandorisë Romake.
Këto argumente dhe dëshmi Kisha Ortodokse Shqiptare do të duhej t’ua përplaste fytyrës patriarkëve të sëmurë serb, sa herë që dalin me deklarata të tilla të çmendura.
Por fatkeqësisht Kishën tonë Ortodokse e udhëheqin grekët me në krye Janatullosin që s´dallon, me mendimin e sëmurë serb.
Ne nuk na bëjnë përshtypje as deklaratat e klerikëve serb, as të atyre muslimano – turko – arab, po ne duhet të dijmë si të mbrohemi nga ta dhe të krijojmë institucione të fuqishme, që i demaskojnë dhe i luftojnë veprimtaritë e tyre raciste.