in

Kur shqiptarët me tru të shpërlarë arsyetojnë krimet e partizanëve serbë!

Shkruan: Gani MEHMETAJ

“Partizanët pushkatuan shumë burra të Pejës”, e nisëm një shkrim në dy vazhdime, të autorit pejanë Halil Gashi. Ky është vetëm një fragment i krimeve të tmerrshme të brigadave serbo-malazeze që vranë 50.000 shqiptarë të Dardanisë dhe të territoreve etnike. Me skandalizuan reagimet e disa bashkëkombësve përtej Drinit (Shqipërisë londineze), që në mënyrë kriminale i arsyetojnë edhe tash krimet e partizanëve serbo-malazezë.

“Po të kenë qenë tradhtarë, mirë ua bënë”, shkruan Kastriot Muka. Dhe këtij Kastriotit (turp i qoftë për emrin që e mbanë), ia kanë shpëlarë aq shumë trurin sa arsyeton krimet serbe! Ke e paskan  tradhtuar shqiptarët e Pejës e të Dardanisë? Serbinë e Jugosllavinë. Prandaj mirë t’u bëhet, thotë ky nip i kriminelëve partizanë. Ndërkaq,  partizanët e Enver Hoxhës u ndihmuan ku e ku partizanëve  serbë.

Luani Mezini, një mbështetës tjetër i krimeve serbe, është edhe më tru shpërlarë. “Partizanet luftonin vetem kundër fashizmit dhe nuk preknin popullsi të pafajshme ato jepnin edhe jeten e tyre per popullin, shikoni se mos i kane vrare çetniket te cilet ishin bashkpuntore te fashisteve, ne jugosllavi vepronin forcat çetnike bashkpuntore te gjermanit dhe forcat partizane te titos qe ishin lidhur me aleatet anglo amerikane”, shkruan ky Luani.

Forcat çetnike, që ishin kriminelë mu si partizanët, kanë vrarë disa mijëra shqiptarë, veçmas është e njohur Masakra e Bihorit ndaj shqiptarëve, ndërkaq forcat partizane të Titos, vranë 50.000 shqiptarë, dogjën qytete e katunde, e shkretuan Dardaninë”.

Ke arsyetim për këtë gjenocid, Luan Meziu e Kastriot Muka?

“Këta që shkruajnë gjëra të tilla, janë më Çetnikë se Çetnikët”, vazhdon më marrëzira Luan Meziu. Ai do t’ua mbyllë gojën njerëzve që të mos shpalosin krimet serbe, si t’i kishte të kombit të vet. Ai është bërë avokat i Serbisë. Athua e paguajnë për këtë avokati?

Partizanët e çetnikët ishin aleatët kundër shqiptarëve në Dardani

Niko Bixhaku, ia mbanë ison Meziut e Mukës: “po , e vertete , puna eshte se po behet nji propagande e ndyre kunder luftes partizane, duan ti nxjerrin gjoja pro sllave dhe po mundohen te ngrejne ne piedestal aktet e nazismit duke i justifikuar gjoja , por harrojne se perkrah nazizteve u bashkuan forcat monarkiste çetnike te cilet bene shume krime ne popullsine shqiptare, po nuk i vjen mire kur permenden çetniket se na dolen ” burra te mire” sipas tyre”.

Në foto: kolona e vullnetarëve shqiptarë në luftë kundër partizanëve e cetnikëve serbë

Lini një Përgjigje

Më në fund u miratua Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Kosovë, 11 viktima dhe 627 raste pozitive me koronavirus