Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua në Vatikan me kardinalin Pietro Paroli.
“Një takim shumë i frytshëm me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Eminencën e Tij, Kardinalin Parolin, e kam falënderuar për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për popullin e Kosovës, duke kontribuar kështu për paqen e qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Kryeministri theksoi se me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.