Ish-përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, me një aeroplan ushtarak, sapo janë nisur për në Hagë.
Pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tyre nga Gjykata Speciale, të tre ish-udhëheqësit e UÇK-së janë nisur së bashku për në selinë e kësaj gjykate në Hagë
Të rikujtojmë se Hashim Thaçi, në një konferencë për medie në paraditen e sotme ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës, pasi konfirmoi se i është ngritur aktakuza. Edhe bashkëluftëtari i tij, Kadri Veseli, që ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, pasi iu konfirmua aktakuza.
Pas dorëheqjes së Thaçit, një zyrtar i Presidencës ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht Vjosa Osmanit pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.