in

Kryemadhi u përgjigjet akuzave se mori para ruse në 2017-ën

Monika Kryemadhi u ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga portali EuReporter, që në një artikull të një dite më parë raportoi se ajo kishte marrë para nga kompani ruse në 2017-ën. Në një intervistë për “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se artikulli që më pas u hoq ishte i rremë dhe i financuar nga Mirel Mërtiri.

“Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro. Absolutisht. Vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në Financial Times. Mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri.

Po patjetër që e kam këtë informacion. E dyta, unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash.

Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.

Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Historiania ruse, Nina Smirnova: Millosh Kopiliqi ishte shqiptar, serbët ia mbathën nga beteja kurse shqiptarët qëndruan deri në fund

Kryemadhi u përgjigjet akuzave se mori para ruse në 2017-ën