in

Kryemadhi u përgjigjet akuzave se mori para ruse në 2017-ën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka shpërndarë parlamentin, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, që sipas ligjit për zgjedhjet, mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Kabineti i tij tha se dekreti për shpërndarjen e parlamentit u nënshkrua në mbështetje të Kushtetutës së vendit.

Presidenti Gjukanoviç, bëri të ditur “se nëse më 16 mars nuk ka pushtet të ri ekzekutiv, plotësohen të gjitha kushtet ligjore për shpërndarjen e parlamentit dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”.

Vendimi i tij erdhi pak orë para skadimit të afatit ligjor për formimin e njnë qeverie të re të Malit të Zi, pothuajse shtatë muaj pasi parlamenti nuk i dha votëbesimin qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç.

Vendimi merret gjithashtu tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku presidenti Gjukanoviç rikandidon për postin.

Qeveria e Malit të Zi e kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviç e humbi votëbesimin gushtin e vitit të kaluar dhe qeveria ka tani një mandat teknik.Mediat malazeze kanë njoftuar se, këto ditë, ka pasur negociata për riorganizimin e qeverisë aktuale të kryeministrit Abazoviç.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të thellë për përpjekje të tilla dhe kanë thënë se zgjidhja e ngërçit politik në vend dhe legjitimiteti i qeverisë së ardhshme në vend, duhet të bëhen përmes zgjedhjeve të hershme.

Pas votës së mosbesimit ndaj qeverisë së zotit Abazoviç, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

Kjo nxiti parlamentin të ndryshonte Ligjin për Presidentin, duke i hequr atij disa kompetenca, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa patur nevojë për miratim nga presidenti. Komisioni i Venecias, e kritikoi ligjin si në shkelje të Kushtetutës.

Faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kryemadhi u përgjigjet akuzave se mori para ruse në 2017-ën

KOSOVA, NJË REPUBLIKË ME TË ARDHME (1)