in

Kosovë, 6 raste të vdekjes 309 pozitivë me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lini një Përgjigje

Si në Kosovë, si në Amerikë!

Kush është njeriu me brirë që hyri në Kongresin amerikan?