in

Komisioni për Buxhet dhe Transfere mbajti mbledhjen e radhës

Siç njofton Zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet një komunikate, Komisioni për Buxhet dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Hekuran Murati, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja filloi me ndryshimin e rendit të ditës, ku me dakordimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit u vendos që të shqyrtohen 4 amendamente të propozuara nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19.

Amendamentet e propozuara i prezantoi deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, i cili duke i arsyetuar ato, kërkoi nga anëtarët e Komisionit që t’i votojnë.

Pas debatit, raporti plotësues me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19 u hodh në votim duke marr shumicën e votave të anëtarëve të Komisionit.

Ky raport, sipas kryetarit Hekuran Murati, do të dërgohet te komisionet e përhershme për shqyrtim.

Pas kësaj pike, Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrtoi raportin vjetor financiar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2019.

Raportin të detajuar para deputetëve e prezantoi përfaqësuesja e KGJK-së, Mandushe Karaçi, për të cilën më pastaj u shtruan pyetje të ndryshme nga ana e deputetëve.

Pas shterimit të debatit, raporti mori votat unanime të anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Mbledhja e Komisionit vijoi me shqyrtimin e raportit vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2019, të cilin e prezantoi drejtori i përgjithshëm i KPK-së Lavdim Krasniqi.

Si problem më të cilin përballet Këshilli Prokurorial, sipas Krasniqit, është numri i lëndëve të trashëguara.

Në anën tjetër, deputetët u interesuan në lidhje me performancën dhe numrin e prokurorëve dhe efikasitetin në punën e tyre.

Edhe ky raport pas hedhjes në votim mori votat e shumicës së anëtarëve të Komisionit.

Komisioni po ashtu shqyrtoi raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019, raport ky të cilin e prezantoi kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Ahmetaj tha se sfidë për KQZ-në ende mbetet pastrimi i listave të votuesve, ndërsa u përgjigj në pyetjet e anëtarëve të Komisionit. Edhe ky raport u miratua nga komisioni.

Në vijim Komisioni shqyrtoi edhe raportin vjetor të punës së Komisionit për Ndihmë Shtetërore si dhe Raportit të Ndihmës Shtetërore për vitin 2019, për votimin e të cilit nuk pati kuorum.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni për Buxhet dhe Transfere e shtyu për mbledhjen e ardhshme votimin në parim të Projektligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Lini një Përgjigje

Borrell: Fitorja e Bidenit në zgjedhje është një mundësi për një partneritet të ri transatlantik

Të premten mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit