in

Borrell: Fitorja e Bidenit në zgjedhje është një mundësi për një partneritet të ri transatlantik

 Borrell tha se BE dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet në tregtinë e ndërsjellë përmes negociatave me administratën e re të SHBA-ve.

 

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA, do tw ketw një BE më tw sigurt, mw tw aftë dhe një realitet i ri gjeopolitik e ekonomik, ndwrsa  përfaqësojnë një mundësi unike për një partneritet të ri transatlantik, tha të mërkurën përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.”Me propozimet tona konkrete për bashkëpunim me administratën e ardhshme të Biden, ne po u dërgojmë një mesazh të fortë miqve dhe aleatëve tanë amerikanë. Le të shohim përpara, jo prapa. Le të rigjallërojmë marrëdhëniet tona, të ndërtojmë një partneritet që sjell prosperitet, stabilitet, paqe dhe siguri për qytetarët në kontinentet tona dhe në të gjithë botën” , tha Borrell, duke paraqitur një dokument të titulluar “Një agjendë e re Transatlantike për ndryshimin global”, miratuar nga Komisioni të mërkurën.”Ne jemi duke marrë iniciativën për të hartuar një axhendë të re transatlantike që t’i përshtatet peizazhit të sotëm global. Aleanca transatlantike bazohet në vlera dhe histori të përbashkët, por edhe në interesa: ndërtimi i një bote më të fortë, më paqësore dhe të pwrparuar. Kur partneriteti transatlantik është i fortë, BE dhe SHBA janë më të forta. “Wshtë koha të rilidhemi me axhendën e re për bashkëpunimin e sotëm transatlantik dhe global”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.Komisioni propozon që partneriteti i ri transatlantik të ndërtohet në katër fusha: bashkëpunimi shëndetësor, lufta kundër pandemisë së koronavirusit dhe përgjigjet ekonomike dhe sociale ndaj asaj pandemie; mbrojtja dhe ruajtja e klimës dhe biodiversiteti; bashkëpunimi në teknologji, tregti dhe standarde të përbashkëta dhe forcimi i paqes, demokracisë dhe prosperitetit në botë. Borrell tha se BE dëshiron të negociojë me administratën e re të SHBA për të zgjidhur çështje të diskutueshme në tregtinë e ndërsjellë, të tilla si tarifat e SHBA-ve mbi aluminin dhe çelikun evropian. Kontaktet joformale janë vendosur tashmë me ekipin e Bidenit dhe ato zyrtare do të pasojnë pasi presidenti i ri të marrë detyrën, tha Borrell.

Lini një Përgjigje

Drejtori dhe përgjegjësi i logjistikës së Burgut 313 akuzohen për korrupsion

Komisioni për Buxhet dhe Transfere mbajti mbledhjen e radhës