in

Kolosët e Pejës -Sefedin beg Mahmutbegolli (2)

Shkruan: Shkruan av.Zanfir Kryeziu

Në librin Qëndresa nacionaliste e Pejës 1941-1946 botuar në Pejë në vitin 2013 nga Kolegji Evropian të autorit prof.dr.Muhamet Sadiku në faqen 125/26 në mes tjerash thuhet:Sefedin Nimon Mahmutbegolli lindi në Pejë diku rreth vitit 1885 në një familje bejleresh me tradita kombëtare dhe nacionaliste.Shkollimin e kishte filluar në Medresenë e Shkupit, për të vazhduar më pastaj shkollimin në Stamboll,ku ndoqi Shkollën e Lartë të Drejtësisë,për të vazhduar më pastaj studimet edhe në Vjenë të Austrisë,vend ky, ku qe i internuar për disa vite.Sefedini kishte aftësi komunikim me popullin. Ai kishte sens për politik dhe përshtatej me rrethana politike dhe shoqërore. Kjo e bënte më politikan se konkurrentët e familjes së tij,të begollëve. Para vitit 1941 kishte pasur participim politik në Mbretërin SKS dhe Jugosllave, ndërsa pas vitit 1941 bëhet kundërshtar i ashpër i kësaj mbretërie dhe Jugosllavisë ashtu që vihet në linjën e qëndresës nacionaliste të Begollëve të tjerë siç ishin Qerimi, Xhevati dhe Rifati dhe vllai i tij Saniu.Shkaku i afërsisë kishte krijuar simpati me qytetarë të Pejës.Ai ishte poliglot që ka folur 6-7 gjuhë të huaja, ndër to gjermanisht, italisht, frengjishtë, turqisht, serbisht etj.ndërsa në të shkruar ka përdorur vetëm alfabetin latin.

Në kujtimet e Tafil Boletinit,dëshmohet karakteri tejet kombëtar i Sefedin Mahmutbegollit.Tafil Boletini,ndër të tjera,thekson se si në një bisedë me Sefedinin u informua rreth detajeve dhe kryesve të masakrës së Podgoricës, me 1916, dhe vrasjen e Isa Boletinit.

Vdiq më 1946 në një fshat të Lugut të Baranit ku ishte strehuar nga ndjekjet e OZN-së famkeqe serbe.Pasi që diktoj mundësinë e torturave të anëtarëve të familjes ku ishte i strehuar, vendosi me bërë vetëvrasje duke helmuar vetën, ashtu që mos të pësojnë familja që e strehonin.U gjend i vdekur nga ushtarët e OZN-es, të cilët trupin e tij ashtu të vdekur  e ekspozuan në qëndër të qytetit të Pejës për ti frikësuar kundërshtarët e regjimit, ndërkaq nga ana tjetër i sherbeu populatës serbo-malazeze për përbuzje, të cilët rrethonin kufomen duke hedhur gur mbi te dhe duke bërë gjeste dhe klithma përbuzëse mesjetare. këto vepri- me u kundërshtuan nga ana e ca intelektualëve shqiptar, normalistë të Elbasanit të ardhur në Pejë në kuadër të Brigadës shqiptare.Këta intelektual këtë veprim të pushtetit e quajtën veprim terrorist.Për këtë reagim intelektualët u hodhën në Gjyqin ushtarak.Me këtë push- teti komunist demonstron dhunën edhe për nacionalistët e tjerë dhe qytetarët pejanë.këtë urrejtje ndaj këtyre nacionalistëve pushteti komunist dëshironte ta mbillte edhe në mesin e shqiptarëve.Paraprakisht OZN-a ia kishte vra edhe vllain më të ri Saniun i cili për shkaqe politike ndiqen nga pushteti okupues dhe kishte qenë i strehuar në fshatin Pepiq të Rrugovës.

Kariera e tij politike e tij fillon në moshë fare të re,ku me 1912 është në postin e Kryetarit të Komunës. Nga ky post së bashku me Gjelal Tajarin, prefekt e me origjinë shqiptar, kontakton me Isa Boletinin në fshatin Isniq me qëllim të organizimit të rezistences mbarrë popullore kundër pushtimeve sllave që kanosej në gllabrimin e trojeve shqiptare.

Bënë sigurimin e delegacionit të Pejës për Kuvendin kombëtar për shpalljen e pavarësisë në Vlorë. Është në krye të delegacionit të qytetarëve të Rrethit të Pejës për takime me komanden e ushtrisë malazeze që kishin rrethuar Pejën.Organizon vullnetarë nën komandën e vllait Hasim beg Mahmutbegollit për luftën në frontin malazezë të Beranës.

Gjatë okupacionit malazez,me qëllim të mbrojtjes së populatës nga torturat malazeze në fushatën e tyre të egër të ç’kombëtarizimit të popullit shqiptar, pranon kompromise për ruajtjen e elementit kombëtar duke u bërë kryetar i Gjyqit të Qarkut në Pejë,ndërsa anëtar ishte zgjedhur Nexhip beg Basha, periudh kjo gjatë së cilës nuk u dënue asnjë shqiptar. Pas kthimit prej internimit nga Austria, në vitin 1919 merr pjesë në votimet e para të pasluftës së Parë Botërore në kuadër të partisë demokratike serbe dhe zgjidhet deputet i Parlamentit të Mbretërisë SKS.

Në vitin 1921/22 themelon bankën e dytë në Pejë me vllain Hasimin dhe Ragip Mahmut- begollin si bashkëthemelues.Në vitin 1943/44, në ndarje nga Demë Ali Pozhari, Sefedini i kishte thënë se ai është i vjetër për arrati por ti je i ri dhe duhet të largohesh nga vendi. Me at rast i la një amanet që serbit kurrë mos t’i zihet besë.

Pas Luftës së Parë Botërore është vazhdimisht në post të Kryetarit të Pejës, nga koalicioni i qytetarëve i Partisë Demokratike, deputet i Partisë Demokratike të Luba Davidoviqit. Ishte Kryetar i Vakufit për Banovinat e Zetës dhe të Vardarit.Më 1940 pushtetmbajtësit e Mbretërisë Jugosllave konstatojnë se Sefedin Begu është në të njejtën linjë me Qerim, Xhevat dhe Rifat Begollin që do të thotë se Sefedin Begolli nuk është “njeri i tyre”, por për hirë të zbutjes së pozitës së vështirë të popullit të vet shqiptar,merrte poste nga të cilat do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e  problemeve të përditëshme ekzistenciale dhe me sa më pak sakrifica. Sipas mendimit të autorëve serbo-malazez, klasa politike shqiptare e kohës Sefedin begun e pranuan si prijës të tyre në Metohi (Dukagjinë) prandaj ky që faktori vendimtar përse duhet të likuidohet.

Qytetarët e Pejës lidhur me personalitetin e Sefedinit thoshin:”Ishte personalitet me një sens të veçant për veprimtari politike.Njeri që pranonte kompromise në interesin e kombit të vet.Ruante më sa kishte fuqi politike elementin bashkombas.

vijon

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Britania kthen të burgosurit shqiptarë/ 50 të parët vijnë në janar

Blerim Latifi: Mos i dëgjoni talebanët shqipfolës