in

Kolona të gjata në Merdar, pritjet më shumë se dy orë

Bashkatdhetarët tanë që erdhën për festat e fundvitit po kthehen në shtetet nga kanë ardhur, mirëpo po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdar. Në këtë kufi ka kolona të gjata automjetesh të bashkatdhetarëve, andaj pritjet e tyre janë më shumë se dy orë.

Po ashtu kolona të gjata ka edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar Kosovë-Serbi, te Dheu i Bardhë, ku pritja është një orë e gjysmë, ndërsa në atë të Muçibabës rreth gjysmë ore.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar, rreth orës 15 e 15 minuta, në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona të gjata.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Pa njohje nga Serbia në vitin 2020 dhe me dialog që konsiderohet i dështuar

Hoti kërkon që ideatorët dhe vrasësit e Zemajt të marrin dënimin e merituar