in

Hoti kërkon që ideatorët dhe vrasësit e Zemajt të marrin dënimin e merituar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në profilin e tij, në rrjetin social, Facebook, ka shkruar për vrasjen e kolonel Tahir Zemajt 18 vjet më parë.   

Postimi i plotë i Hotit

18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.

Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!

Lini një Përgjigje

Kolona të gjata në Merdar, pritjet më shumë se dy orë

Hoxhaj: Dole shprehu dashurinë e tij të madhe për Kosovën