in

Kina vazhdon me shfaqjen e forcës së saj ushtarake

 

Tensionet midis Kinës dhe Tajvanit po intensifikohen: avionët luftarakë kinezë kanë depërtuar përsëri në hapësirën ajrore të mbrojtjes tajvaneze.

Qeveria kineze po vazhdon shfaqjen e forcës ushtarake kundër Tajvanit. Pasi që të premten gjithsej 38 avionë luftarakë depërtuan në hapësirën ajrore mbrojtëse të Tajvanit, në festën kombëtare të Republikës Popullore, 39 avionë të tjerë shkelën të shtunën dhe të Dielën po të njejtën hapsirë, sipas qeverisë në Taipei. Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang denoncoi “sjelljen luftarake” të Kinës që do të ishte e dëmshme për paqen në rajon.

Nën Presidentin kinez Xi Jinping, avionët luftarakë kinezë depërtojnë në të ashtuquajturën zonë identifikimi për mbrojtjen ajrore (Adiz) pothuajse çdo ditë. Kjo zonë përfshin jo vetëm hapësirën ajrore aktuale, por edhe pjesë të zonave kineze të mbikëqyrjes ajrore dhe madje edhe pjesë të Kinës kontinentale. Fluturimet masive ushtarake nga Kina në zonë deri më tani kanë qenë të rralla.

Me një total prej 39 avionësh luftarakë, numri i makinerive tejkaloi të premtën maksimumin e mëparshëm, tha Ministria Tajvaneze e Mbrojtjes. Shumica e tyre ishin makina J-17 dhe SU-30. Avionët luftarakë tajvanezë u ngritën në dy valë për të larguar aeroplanët kinezë. Për më tepër, sistemet raketore tajvaneze janë aktivizuar për mbikëqyrje.

Si rezultat, tensionet midis Kinës dhe Tajvanit janë intensifikuar përsëri. Prej një viti, Tajvani është ankuar vazhdimisht për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët luftarakë kinezë, veçanërisht në jugperëndim të vendit dhe në hapësirën ajrore mbi Ishujt Pratas.

Të shtunën, Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang bëri akuza të fuqishme kundër Kinës. “Kina po angazhohet qëllimisht në agresion ushtarak dhe po dëmton paqen në rajon,” tha Su.

Tajvani feston Festën Kombëtare të dielën 

Kina nuk ka komentuar ende rastin. Tajvani të dielën do të festoj Festën e tij Kombëtare me një fjalim të Presidentit Tsai Ing-wen dhe një paradë ushtarake në Taipei, gjatë së cilës supozohet të ngrihen edhe avionët luftarak.

Qeveria e Pekinit e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe nuk e njeh qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike. Shtetet u ndanë gjatë një lufte civile në vitin 1949, si rezultat i së cilës komunistët morën kontrollin e Kinës kontinentale dhe nacionalistët rivalë krijuan një qeveri në Tajvan. Në të kaluarën, Kina kishte rritur presionin ndaj Tajvanit për ta detyruar atë të njihte sovranitetin kinez. Tajvani, nga ana tjetër, deklaron se është një shtet i pavarur dhe do të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Shtetet e Bashkuara janë një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Tajvanit.

Burimi: ZEIT ONLINE, AP, Reuters, AFP, js  – nga gjemanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

“Jutarnji list (Kroaci): Serbia pësoi humbje serioze në negociatat në Bruksel- Kurti e mundi Vuçiqin

Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na… deri në Nish!