Av.Agron Isa Gjedia
Kryetari i Shoqatës “Bytyçi” Av.Agron Isa Gjedia nga Shqipëria i ka drejtuar një letër-kërkesë institucioneve të Gjakovës ku kërkon miratimin e lejes për vendosjen e bustit të Gani Kryeziut në Sheshin “Vëllezërit Kryeziu”, Gjakovë.
Ai në kërkesë shkruan:
I/e nderuar Z/Znj. Kryetar i Kuvendit Komunal, Arbëresha Kuci!
Të nderuar asamblista të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës!
Së pari e shohim të arsyeshme që shkurtimisht tu bëjmë të ditur se Shoqata “Bytyçi” me qendër në Tiranë në kuadrin e nismave dhe veprimtarive të saj të deritanishme, ka patur dhe vazhdon të ketë edhe në të ardhmen, në kuadrin e qëndrimeve dhe veprimtarive të saj atdhetare dhe patriotike, krahas objektivave të tjera, të ketë dhe të bëjë punën për ndriçimin e historisë së lëvizjeve nacionaliste e anti-nazifashiste të zhvilluara në Malësinë e Gjakovës, në Has e në Kosovë, të drejtuara për një kohë të gjatë nga biri i Gjakovës, Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë, Gani Beg Kryeziu.Figura patriotike dhe atdhetare e Gani Beg Kryeziu që siç dihet vjen nga një familje e madhe dhe emblematike e qytetit të Gjakovës, familje e cila ka patur peshën e saj në shumë raste vendimtare në jetën ekonomike, intelektuale, politike dhe tradicionale të qytetit tuaj, e cila të paktën me sa është thënë deri tani, ka patur qëndrime të diskutueshme në historinë e popullit shqiptar, ashtu sikurse edhe qëndrimet e shumë e shumë familjeve dhe figurave të tjera të mëdha historike të Gjakovës, Kosovës dhe Shqipërisë.Por duhet evidentuar që në shumë raste opinionet dhe jo faktet dhe analiza e fakteve dhe rrethanave, për mbartësit e tyre kanë mbetur të arshivuara në bazë të anatemimeve politike sipas kohrave e të pa bazuara në prova, fakte dhe argumenta të specialistëve të paanshëm të fushës e periudhës përkatse.Në këtë kuadër trajtimi të problemit, Gani Beg Kryeziu ka patur të veçantat e veta të cilat i formësoi duke nxjerrë mësime nga ato histori të diskutueshme (në shumë raste historikisht të paragjykuara dhe të anatemuara jashtë fakteve e rrethanave) është figurë e verifikuar kombëtarisht dhe qëndrimet e tij renditen në nivelin e qëndrimeve të figurave më të mëdha të kombit shqiptar që i përkasin së paku përiudhës së luftës së 2-të Botërore, etj.Jo vetëm në Gjakovë e Kosovë, por edhe në Shqipëri e kudo ku janë shqiptarët, ka akoma remenishenca të së kaluarës neokomuniste, që errësojnë llogjikën e kthjellët historike, atdhetare e patriotike dhe paragjykojnë pa fakte dhe argumenta figura, veprime e qëndrime që ato regjime (në Kosovë dhe Shqipëri) i kanë denigruar dhe dënuar padrejtësisht.Edhe qëndrimi për figurën e Gani Beg Kryeziut i cili është “objekti” i këtij propozimi, duhet të shërbejnë si njëri nga momentet e kthjellimeve dhe distancimeve ndaj asaj ideologjie pansllaviste që u servir përmes regjimeve komuniste, despotike e antipopullore jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe kudo ku ato vepruan dhe sunduan, ku më shume dhe ku më pak, në lindjen komuniste.
Mandatorët (asamblistat) e kuvendit, ashtu sikurse edhe tradicionalisht të zgjedhurit e qytetit të Gjakovës që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë Kosovës dhe kombit shqiptar, edhe tani më këtë rast, kanë njërin nga momentet historike, të cilët me qëndrimet e tyre rracionale, do t’i shërbejnë atij vendi me pjekuri historike, atdhetare dhe patriotike, mënjanuar nga fryma provincialiste e me ndikim nga remenishencat e së kaluarës, etj.Lidhur me ketë objektiv propozimi, drejtuar Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës, po e theksojmë se nga ana e Shoqatës “Bytyçi” është arritur që edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë dhe njëkohësisht krye-qendrën e shqiptarëve kudo ku ata ndodhen në botë, një rruge t’i vihet emri i Gani Beg Kryeziut, përmes vendim nr. 70 dt. 10 Nëntor 2006, të Këshillit të Bashkisë, Tiranë.
Kjo arritje është me vlera të larta morale dhe realizimi i saj u arrit përmes kundërthëniesh të fuqishme që e kanë nënshtruar procesin përmes një verifikimi të detajuar historik.Kjo figurë historike, si e verifikuar edhe me fakte historike shkencore, tani ka marrë një vend të veçantë edhe në vëllimin 4, të tekstit bazë, “Historia e Popullit Shqiptar”, (botuar në vitin 2008 nga Shtëpia Botuese Toena), produkt i një grupi autorësh, (specialistët më të mirë të fushës dhe periudhës) nga Shqipëria dhe Kosova. (“Historia e Popullit Shqiptar”, autorët).Historiani Dodë Progni (Malësia e Gjakovës, Tropojë) është i pari historian që ka shkruar për Lëvizjen Kryeziu, “LEVIZJA-NACIONALISTE – ANTIFASHISTE “KRYEZIU” (1940-1944). Masakra e Hereçit: vepër kriminale e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare”. Gazeta Rilindja Demokratike 1994, “Malësorët dhe Liria” ribotim 2023.Shoqata e Intelektualëve “Jahova”, Gjakovë me dt.1 Tetor 2005 organizoi Akademi Përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të përfundimit tragjik të Lëvizjes së Kryezinjve të Gjakovës ku fjala e rastit u mbajt nga historiani Uran Butka nga Shqipëria.E njejta shoqatë (Shoqata e Intelektualëve “Jahova”) dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizuan me dt. 23 Shtator 2006 në Hotel Grand Prishtina Sesionin Shkencor me temën bosht: “Lëvizja çlirimtare Kryeziu në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore”.Me dt. 23 Prill 2011 në fshatin Hereç u nderuan me pllakë përkujtimore “Heronjtë e Hereçit” (Masakra e Hereçit).
Lëvizja Kryeziu është dekoruar nga Presidentja e kohës Atifete Jahjaga me “Urdhërin e Lirisë” me rastin e 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Për veprimtarinë e tij patriotike me dekretin nr. 969 të 25.11.1994 Gani Kryeziu është dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë Dr. Sali Berisha me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” të Kl. I-rë me motivacion: “Pjesëmarrës në Luftën NacionalÇlirimtare si Nacionalist,i internuar nga Fashistët Italianë, Luftoj Kundër Gjermanëve në Malësinë e Gjakovës dhe u vra nga Forcat Jugosllave”.Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në solemnitetin e mbajtur në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dekoroi Gani Bej Kryeziun për kontributin e tij dhënë në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit.Me atë rast, Kryetarja e Kuvendit Znj. Jozefina Topalli familjarëve të tij ua dorëzoi botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e Themelimit të Shtetit Shqiptar”.Tani se fundit i takon edhe Kuvendit Komunal të Komunës së Gjakovës që të mbajnë qëndrimin e vet racional lidhur me këtë figurë dhe gjykojnë e të pranojnë propozimin tonë.Propozimim jonë është si më poshtë vijon: 1) Miratimi i lejes për vendosjen e bustit të Gani Kryeziut në Sheshin “Vëllezërit Kryeziu”, Gjakovë.Qendrimi juaj edhe për këtë rast dhe jo vetëm për këtë, përveçse një detyrim kombëtar e patriotik për vlerësimin e historisë së lavdishme të figurave të popullit të qytetit të Gjakovës, Kosovës e mbarë kombit shqiptar, do të jetë një pjekuri atdhetare e politike me një distancim të qartë nga e kaluara e regjimit antipopullor dhe antikombatar të regjimit serbosllav mbi Kosovë.E po asht edhe një distancim ndaj krimeve të komunizmit në Kosovë, dhe një himn për brezat të cilëve duhet tu përcillet mesazhi se historia e popullit shqiptar nuk fillon në një ditë kur vegjetojnë një shtresë apo tjetër në pushtetet e mundshme poseduese, por ajo i ka rrënjët thellë në vite, dekada dhe shekuj.Për sa më sipër Shoqata “Bytyçi” është në dispozicion që të kontribojnë me të gjitha kapacitetet e saj bashkëpunuese në përzgjedhjen e vendit, madhësinë e bustit, kohën e realizimit, (e cila do të jetë Brenda harkut kohor të 6 muajve mbas shpalljes së vendimit nga Këshilli Komunal i Gjakovës), etj.
Të gjithë koston për realizimin e këtij projekti do ta mbulojnë pasardhësit e Kryezinjve në Kosovë dhe Shqipëri.Kjo vepër do të realizohet nga Skulptori Isa Baliaj autor i shumë veprave të tilla (Shtatore dhe Buste) në Shqipëri dhe Kosovë, ndër të cilat, Princ Mark Ndreaj, Nesimi Dervishdanaj, Ali Ibra në Gjakovë, Agron Rama në Gjakovë (shtatore 3 m.), Beg Rizaj në Deçan, Gani Elshani në Drenas, Shtatorja e Azem Hajdarit në Bajram Curri, Basorelievi i Muzeut Historik, Tropojë (7.8 m.), dhe shumë vepra të tjera në Shqipëri.Mbetemi me shpresën e një vullneti të sinqertë dhe të një gjykimi objektiv të këtij propozimi.
Me respekt e konsideratëK R Y E T A RAv.Agron Isa Gjedia